Planifikimi ekologjik hapësinor
Fondacioni,, NUR,, Lubizhdë/Prizren ju njofton se me datë 11.12.2023 për herë të parë ka realizuar Projektin e quajtur “RREGULLIMI HAPËSINOR I MJEDISIT”.
Bëhet fjalë për vendosjen e koshave të mbeturinave në hapësirat publike të fshatit Lubizhdë.
Ne po planifikojmë të vendosim kosha të rinj në hapsirat publike në fshatin tonë, kryesisht në të gjitha rrugët kryesore. Detyra jonë është të punojmë dhe të ndërtojmë një mjedis ekologjikisht të shëndetshëm për të mirën e të gjithëve.Në këtë drejtim, ju ftojmë të na jepni mbështetjen maksimale, duke përfshirë mbështetjen financiare.Sigurisht që mbështetja juaj financiare ka një rëndësi të madhe për ne në realizimin e projekteve të ardhshme të planifikuara dhe do të ketë edhe më shumë!
Motoja jonë është “Jetojmë të shëndetshëm në një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm”.
Qëllimi ynë është që fshatin tonë në komunën e Prizrenit ta bëjmë sa më të pastër dhe të rregulluar.